Sipas një studimi të bërë nga  Universiteti Duke i cili mati efektin e aromave të caktuara tek njeriu dhe provoi se parfumet e këndshme mund të luftonin lodhjen, stresin dhe madje edhe depresionin. Sekretet  për të zgjedhur parfumin tuaj   Vendoseni parfumin në zonat e trupit ku temperatura është më e lartë si në pjesën e brendëshme të bërrylit dhe gjurit, në dekolte dhe prapa veshëve. Në këto pika, qarkullimi i gjakut është më afër sipërfaqes së lëkurës dhe si rrjedhojë aroma nxehet dhe të rritet intensiteti i saj. Për një aromë më të lehtë spërkatni pak parfum në ajër dhe kaloni përmes saj. Nëse keni hedhur më shumë aromë se sa duhet, lani  zonën me sapun dhe ujë. Nëse aroma vazhdon të ngelet e fortë, atëherë fshini butësisht lëkurën tuaj me një peshqir të lagur me alkool. Alkooli do të zbusë aromën e fortë.   Cilin parfum duhet të zgjedhim?   Livando: Zvogëlon stresin, rrit aftësinë për t'u përqëndruar. Një studim japonez ka treguar se të nuhasësh pak livando gjatë ditës mund të rrisë energjinë tuaj. Portokalli: Shkencëtarët austriakë lëshuan aromën e agrumeve në dhomën e pritjes së një dentisti dhe panë se stresi i pacientëve ka rënë, ndërsa gjendja e tyre shpirtërore është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme. Esencat e ëmbla. Nuhatja e aromave të ëmbla dhe të freskëta lehtësojnë dhimbjen fizike, pasi kjo mund të ndikojë në hormonet e kontrollit të dhimbjes. Aromat e drurëve: Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Kansasit njerëzit të cilët zgjedhin parfumet që përmbajnë për shembull aromë kedri apo pishe ndjehen më të relaksuar, më të lirë dhe më të lumtur. Trëndafili: Vaj esencial i trëndafilit zvogëlon nivelet e adrenalinës deri në 30% duke ju bërë të ndjeheni më të qetë, sipas një hulumtimi japonez. Një tjetër studim ka treguar se ajo ndihmon edhe kujtesën. Sekreti: Blijini parfumet herët në mëngjes, kur nuhatja juaj është më efektive. Spërkatni një sasi të vogël në pjesën e jashtëme të kyçit të dorës tuaj. Ky vend është më i mirë se sa pjesa e brendshme, ku ne priremi të hedhim parfum sepse ajo është më e pastër. Parfumet janë të ndarë në kategori në bazë të përbërësve që përmbajnë. Kategoritë më të njohura janë ato të luleve, drurëve dhe aromat e frutave.    

/Ora News.tv/