Si të përgatisni ballokume tradicionale Elbasani

Ëmbëlsira tradicionale, mbizotëron kudo këto ditë feste, por atë të vertetën, thuhet se e gjen vetem në familjet autoktone elbasanase.

Kamera e Ora News në Elbasan ishte në shtëpinë e avokates Enerjeta Fortuzi, e cila u bë bashkë me dy mikesha për të na treguar sekretet e ballokumës, që trashëgohen nga brezi në brez

Enerjeta Fortuzi, avokate: "Për ballokumen ka shumë, edhe kënga thotë: ballokumja është lezeti, revania është sekreti"

Përfaqësuese të tre brezave të ndryshme, këto tre zonja synojnë të cojnë përpara traditën e mirë.

Enerjeta Fortuzi, avokate: "Shikoj që janë gjithë rrugët me ballokume, por ato nuk quhen ballokume, ato quhen gurabije"

Sheqeri, gjalpi, miell misri, miell gruri, vezë dhe qumësht janë përbërësit e ëmbëlsirës së famshme.

Receta origjinale kërkon ujin e Finjës dhe përzierja duhet bërë në një enë të bakri, të cilat shumë familje në Elbasan i kanë ende.

Procesi përgatitjes është i gjatë dhe i mundimshëm.

Fillimisht gjalpi rrihet me sheqerin, dhe më pas me radhë shtohen vezët deri sa e gjitha bëhet një masë.

Me tej shtohet qumështi.

Pastaj dalëngadalë shtohet mielli duke vazhduar përzierjen.

Brumi lihet rreth 15 minuta, dhe më pas Ballokumja është gati për pjekie.

Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje që përgatitet me hi dhe ujë.

Embëlsira piqet në temperaturën 150 gradë për rreth 40 minuta.

 

EMISIONET