Kujdes nga hajdutët e verës! Mos publikoni foto nga vendi i pushimeve

Policia e Shtetit këshillon qytetarët që po përgatiten për pushime, të marrin disa masa për të mbrojtur banesat e tyre nga vjedhjet. Mospublikimi i fotove nga vendet e pushimit dhe sigurimi i banesës renditen mes 7 këshillave të forcave të rendit. Në 6 muajt e parë të këtij viti, janë shënuar afro 500 vjedhje banesash në të gjithë vendin.

Nisja me pushime gjatë muajve korrik dhe gusht është jo vetëm një moment largimi nga stresi i ngarkesave të përditshme, por dhe një rritje e rrezikut të grabitjeve.

Në kulmin e sezonit turistik, policia u kujton pushuesve 7 këshilla të vlefshme, për të parandaluar vjedhjen e banesave të tyre. Sigurimi i dyerve është këshilla e parë që pason me zgjedhjen e një personi të besuar për t’ia dhënë çelësin.

Publikimi i foteve nga vendet e pushimit në rrjetet sociale konsiderohet si një rrezik i shtuar dhe si mundësi për të tërhequr grabitësit e banesave. Ndaj Mospublikimi i tyre por dhe i fotove të blerjeve të mallrave firmato dhe ato me vlerë janë këshillat pasuese.

Këshilla e gjashtë ka të bëjë me personat që vijnë për të shpërndarë broshura. Nëse ata kuptojnë që askush nuk i tërheq nga dera, rritet mundësia e vjedhjes së banesës. Ndaj këshillohet marëveshja me një person të besuar për ti larguar. Kujdesi për të moshuarit është edhe këshilla e fundit. Nga burime pranë Policisë së Shtetit, mësohet se nga fillimi i janarit të këtij viti dhe deri në fundqershor janë shënuar afro 500 vjedhje banesash në të gjithë vendin.





EMISIONET