Si të fitosh para me Fortnite

Si të fitosh para me Fortnite

Fortnite është një videolojë aksion që ka qëllim mbijetesën dhe u bë fenomen që prej vitit të kaluar. Numri i përdoruesve është gjithmonë në rritje, prandaj disa lojtarë të suksesshëm kanë krijuar një mikroindustri që ofron shërbime si trajnerë.

Lojtarët e rinj mund të trajnohen deri në 20 paund në orë duke i mbajtur të sigurtë nga sulmet dhe duke i mësuar si të luajnë.

Aaron Hobson është një prej trajnerëve që ka treguar punën e tij prej katër muajsh, për BBC. "Unë jam dikush që luan me ty, të trajnon dhe të këshillon se si të veprosh me Fortnite dhe cilat janë mundësitë më të mira për të fituar. E pashë në Instagram që po kërkojnë trajnerë dhe thashë me vete, unë luaj shumë, pjesën më të madhe e kaloj me Fortnite këshu që po e provoj. Paguhem 7 paund në orë. Nuk është vetëm të qëllosh dhe të vrasësh, por ka të bëjë me aspektin e ndërtimit që mund të jetë pjesa më kritike e lojës. Nëse nuk mund të ndërtosh dhe të ruash veten nga plumbat, vritesh, loja përfundon dhe duhet ta nisësh nga fillimi. Mund të luash me miqtë e tu dhe të njihesh me të tjerë e mëson gjëra të reja."

Lojë është kritikuar pasi është problematike dhe e dhunshme për fëmijët e vegjël dhe NSPCC ka paralajmëruar se sistemet e bisedave me zë dhe tekst në lojën popullore Fortnite, i lënë fëmijët të hapur në kontaktet me të huajt.

EMISIONET