Si në filma aksion/Grabitësit marrin mbi 20 milionë euro në furgonin me para

Si në filma aksion/Grabitësit marrin mbi 20 milionë euro në

Grabitës që paraqitën si hidraulikë i rrëmbyen vajzën një shoferi që merrej me transportin e parave të gatshme dhe kërkuan mjetin transportues si shpërblim për ta liruar atë. Komploti u zhvillua dje përgjatë kufirit Francë-Zvicër.

Grabitësit mundën të merrnin rreth 30 milionë franga zvicerane ose rreth 20 milionë euro nga furgoni.

Vajza 22-vjeçare e shoferit ishte rrëmbyer nga apartamenti i saj në qytetin francez të Lyonit të enjten nga dy burra që paraqiteshin si hidraulikë.

Shoferi u drejtua drejt qytetit zviceran të Lozanës, kur mori një telefonatë duke kërkuar një shpërblim për të.

Ata e lidhën vajzën në një makinë dhe më pas bashkëpunuar me bashkëpunëtor të të atit të saj, i cili punon për një kompani zvicerane që transporton para të gatshme të bankave, për të kërkuar një shpërblim.

Ai pranoi të takonte rrëmbyesit në një park makinash vetëm përtej kufirit në anën zvicerane, për të dorëzuar furgonin me para, thanë hetuesit.

Policia në kantonin zviceran të Vaudit tha se babai ishte në rrugë për në qytetin zviceran të Lozanës kur u detyrua të dilte nga autostrada dhe të nisej për në parkun e makinave ku u takua me grabitës që mbanin doreza dhe kapuçë.

"Atje, disa burra të armatosur që po  prisnin furgonin , zbrazën mjetin dhe u arratisën në një Porsche SUV të errët, "tha policia zvicerane në një deklaratë të premten.

Vajza e shoferit, u gjet e padëmtuar në një rrugë në periferi të Lyon.

Ajo ishte pyetur nga policia të premten dhe tha se ishte ende në gjendje shoku.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende, ndërsa hetimi udhëhiqet nga policia franceze.

Policia zvicerane tha se po kërkonin tre burra francezë, 'ndoshta nga jugu i Francës ose nga Afrika e Veriut".

"Shumë hollësi mbeten të pashpjegueshme", tha burimi francez, duke shtuar se hetimi pritej të zgjasë pak kohë.

EMISIONET