Ardian Bujupi është futur seriozisht në tregun gjerman pasi po bashkëpunon me emra të njohur të muzikës. Me anë të postimeve në Instagram, ai ka njoftuar se do të vijë në duet me reperin Fero47.

Nuk bëhet fjalë për artistin shqiptar, por për një reper gjerman me rrënjë kurde. Kënga do titullohet "Wie im traum" që përkthehet "Si në ëndërr" dhe do publikohet të premten.

Ndonëse bëhet fjalë për një projekt në gjuhën gjermane, Ardiani nuk ka harruar të tregojë origjinën duke bërë simbolin e shqiponjës në trailerin që ka publikuar.

/Ora News.tv/