Dy tironca u takuan në Prizëren, si e njohu bashkëshortin Artiola Toska

Dy tironca u takuan në Prizëren, si e njohu bashkëshortin Artiola

Artiola Toska e ka njohur vetë bashkëshortin e saj dhe është martuar me dashuri. Gjatë një interviste në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News, mes batutash ajo ka treguar historinë se si ka njohur dashurinë e jetës së saj.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Jemi të dy tironca, 24 karat. E theksova”

Këngën “Për ty” këngëtarja ia ka dedikuar burrit të saj dhe në atë këngë është gjithë historia e njohjes së tyre

“ Jemi njohur në Prizëren çuditërisht. Dy tironca që takohen në Prizëren, se nuk kishim vend këtu në Tiranë.”

Njohja e tyre ka qenë rastësi.

“Jemi njohur në një festë familjare, të miqëve të bashkëshortit tim që jetojnë në Prizëren. Ishte dashuri me shikim të parë.”

/Oranews.tv/

EMISIONET