Qyteti rus i Berezniki ka paguar çmimin e rëndë duke qenë i vendosur mbi një miniere kripe në periudhën sovjetike. Tani, është kthyer një qytet fantazmë i mbushur me gropa të mëdha uji dhe kratere.

Duke u ngritur gjatë viteve 1900 në Malet e Uralit, Berezniki është bërë kohët e fundit i famshëm për zgavrat e saj shkatërruese - rezultat i praktikave minerare në zonë - duke detyruar që zona të mëdha të braktisen.

Pasi një pjesë e qytetit filloi të humbiste në tokë dhe të zhdukeshin, mijëra njerëz u desh të evakuoheshin me detyrimet dhe shërbimet kryesore si shkollat dhe transporti u zhvendosën ose u mbyllën.

Më i madhi nga këto gropa u hap në mes 2006 dhe 2007, duke kërcënuar rrugët e trenave dhe duke detyruar autoritetet lokale të përmbytin shumë nga plasaritjet alarmante në Berezniki. Sipas Euronews, të paktën 10 zgavra të mëdha janë zbuluar në qytetin e 150 mijë banorëve, ndërsa ka frikë se miniera e vjetër mund të fshehë shumë më tepër nga këto surpriza të pakëndshme.

/Ora News.tv/