"Facebook po i kërkon njerëzve që të dërgojnë fotografi nudo, por këtë herë ideja është që të mbrojë privatësinë e tyre", ka njoftuar një platformë sociale.

Ata po punojnë me grupet pornografike kundër hakmarrjes dhe i lejojnë përdoruesit të shpërndajnë fotografi nudo duke i siguruar se nuk do bëhen virale.

Nëse shqetësohen se ish-patneri do i publikojë, munden që ti bllokojnë shërbimin. Kompania e provoi teknologjinë në Australi duke thënë se ngarkimi i imazheve i bllokon që ti shpërndajnë në Facebook, Instagram dhe Messenger.

Shefi global i Sigurisë, Antigone Davis tha: "Është poshtëruese dhe shkatërruese kur imazhet intime të dikujt do shpërndahen pa leje dhe ne duam të bëjmë gjithcka që të ndihmojmë viktimat e këtij abuzimi. Jemi duke bashkëpunuar me organizatat e sigurisë në mënyrë që njerëzit të dorëzojnë në mënyrë të sigurt fotografitë që kanë frikë se do shpërndahen pa pëlqimin e tyre. Ky program ka filluar në Australi, Kanada, Britani të Madhe dhe ShBA si dhe pritet të zgjerohet në vende të tjera."

/Ora News.tv/