Shtyrja e ndeshjes ndaj Prishtinës, Robelli: Duam fitoren në tavolinë

Drejtori i klubit të Gjilani, Sevdai Robelli, së bashku me shumë anëtar të kryesisë dhe lojtarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ata kanë thënë se kanë ardhur ta zhvillojnë ndeshjen dhe se janë lajmëruar vonë për anulimin e saj. Ka qenë MKRS-ja që e ka anuluar ndeshjen, me arsyetimin se ende stadiumi nuk ka pranim teknik. Ai ka shtuar se Gjilani i do tri pikë në tavolinë, pasi që janë thyer rregulloret dhe se do të ankohen edhe në FIFA nëse nuk gjejnë drejtësi.

"Siç po e shihni Gjilani ka ardhur ta zhvillojë ndeshjen në terminin që është caktuar me datën 14.08. Pas orës 14:00 përmes telefonit jemi njoftuar se loja është shtyrë. Zyrtarisht në faqe e FFK-së e kemi parë në ora 16:40”.

“Për ne vendimet janë të papranueshme dhe edhe një herë tregojnë për fat të keq papërgjegjësi totale nga FFK dhe Ministria, që po i shkaktojnë dëme sportit dhe nuk po e lënë të zhvillohet”.

“Ne si klub kemi bërë më përgatitjet e duhura për këtë takim, për ne ka qenë ndeshje e rëndësishme, 6-7 autobusë me tifozë që do të vijnë”.

“Nuk e di se në çfarë baza e kanë marr vendimin, pasi nenet që iu kanë referuar nuk kanë të bëjnë me këtë situatë. Do të presim mos po vije ndokush nga FFK-ja”

“E duam rezultatin zyrtar. Nuk e përjashtojmë mundësinë që të ballafaqohemi me FFK-në dhe ministrinë në organet e drejtësisë, pasi vendimi që është marr nga komisioni është i paligjshëm. Afati për ndryshim është 48 orë para ndeshjes”

“Realisht po ngrihen dyshime. A ka Prishtina kontratë me pronarin e stadiumit. Është kusht që çdo klub të ketë kontratë me dy stadiume. Stadiumi kryesor dhe alternativ, e nëse dështon i pari të zhvillohet në atë alternativë”, ka thënë Roberlli.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Prishtinë ka pasur të zhvillohet sot nga ora 19:45. /Telegrafi/  


 




EMISIONET