Shtypi me furgon prostitutën shqiptare, arrestohet gangsteri 23 vjeçar

Shtypi me furgon prostitutën shqiptare, arrestohet gangsteri 23

Ai u përpoq të vriste një grua të re duke simuluar një aksident, por ajo kur u zgjua nga koma pasi përfundoi në spital në gjendje të rëndë, tha se aksidenti ishte i qëllimshëm.

Një 23 vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Itali, pasi akuzohet se më 27 korrik 2018, ka shtypur me furgon një vajzë 22 vjeçare me origjinë po nga Shqipëria, e cila ushtronte veprimtarinë e prostitucionit.

"Ansa" shkruan se ka përfunduar në pranga shqiptari Eduard Demiri, me precedentë të shumtë penalë.

Mediat italiane shkruajnë se prostituta shqiptare u godit në Torino më 27 korrik nga një furgon që kaloi mbi të, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Sipas hetimeve fillestare, vajza kishte kërkuar të largohej nga rruga e prostitucionit dhe ky kishte qenë motivi që shqiptari e ka përplasur me mjetin e tij.

Sipas mediave italiane, pasi kishte ecur kundravajtje, furgoni kishte përplasur fillimisht të renë dhe më pas i kishte kaluar përsipër duke i shkaktuar trauma dhe fraktura të shumta.

Dy muaj pas vrasjes në tentativë, policia arreston shqiptarin, i arratisur nga një burg francez. Ai është i dënuar gjithashtu me 10 vite burg për përdhunim të një prostitute.

Furgoni rezultonte i vjedhur dhe u gjet më pas në Padova.

Për momentin, policia përjashton një lidhje me vdekjen e shqiptares tjetër Anxhela Mecani, 20 vjeçare nga Fieri. Qershorin e kaluar, vajza u hodh nga një makinë në unazën jugore të Torinos, duke gjetur vdekjen. Ende nuk është zbardhur se kush ishte në makinë me të në atë moment tragjik për të renë.

/S.Ll/



EMISIONET