Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Fluturimi i një avioni drejt aeroportit "Malpensa" në Milano është shtyrë me 5 orë për shkak se kapiteni spanjoll kishte konsumuar alkool.

Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi spanjoll E. L.,  47 vjeç.

"Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumaur akoool në masë të madhe.Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit" njofton policia.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

"Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”thotë polica.

 Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

/Ora News.tv/