Shtyhet për herë të nëntë seanca gjyqësore për projektin Veliera

Shtyhet për herë të nëntë seanca gjyqësore

Shtyhet për të nëntën herë radhazi seanca gjyqësore për projektin e velierës në gjykatën e Durrësit.

Në një kohë që pritej të merrej vendimi final per fatin e investimit 6 milionë dollarë, trupi gjykues me relator Ergys Gashin ka vendosur shtyrjen e seancës duke kërkuar konfirmim për vërtetësinë organizatës së Shoqerisë Civile që është edhe pala paditëse në këtë proces.

Seanca e së martës filloi mjaft e tencionuar ku përfaqësuesit e shoqerisë civile u përplasen me trupin gjykues në lidhje me praninë ose jot ë medias në gjyq, pasi trupi gjykues kerkoi zhvillimin e procesit me dyer të mbyllura. Por përfaqesuesit e shoqerise civile kishin marrë leje qe mediat te ishin të pranishme në sallë për të ndjekur seancën në lidhje me projektin e debatuar në Durrës.

Pas me shume se tri orësh e gjysmë diskutimesh mes palëve Gjykatësi kërkoi një vërtetim për regjistrimin e shoqatës që ka ngritur padinë kundër projektit të Velierës, dhe për rrjedhojë, vendosi shtyrjen e seances për më datë 25 janar me qëllim administrimin e dokumentit të kërkuar.

Mirela Jorgo: Gjyqtari sot pas kaq kohë seancash, është seanca e 8  dhe i bie 1 vit, kujtohet dhe thotë unë nuk jam i qartë për statusin e shoqatës.

Sazan Guri: Është e pamundur që ajo të gjejë në shoqatë në të çarë ku rtë gjejë arsye si ta shtyjë apo ta mohojë këtë kallëzim që ne kemi ngritur.  

Perfaqesuesit e shoqerise civile pretenduan se trupi gjykues ka presion te vazhdueshem nga persona me pushtet.

Gjykimi i ceshtjes veliera po zvarritet qe prej nje viti, kohe kur nga germimet u zbuluan mbetje arkeologjike në sheshin e ndertimit në Durrës.

EMISIONET