Shtyhet armëpushimi, Presidenti fton në bisedime talebanët

Shtyhet armëpushimi, Presidenti fton në bisedime talebanët

Qeveria e Afganistanit ka zgjeruar armëpushimin e njëanshëm me talebanët pas një armëpushimi fillestar nga të dyja palët gjatë festimit të festës së Fiter Bajramit.

Presidenti Ashraf Ghani i bëri thirrje militantëve të ndiqnin udhëheqjen e qeverisë dhe të hynin në bisedimet e paqes.

Festimet ofruan skena të jashtëzakonshme, ku militantët u shfaqënsi asnjëherë më parë duke përqafuar anëtarët e forcave të sigurisë dhe duke bërë selfie me qytetarët.

Megjithatë, 25 vetë vdiqën në një sulm vetëvrasës gjatë një tubimi të talebanëve dhe zyrtarëve të qeverisë në Nangarhar.

Në mesin e viktima të sulmit ishin anëtarë të talebanëve dhe banorë lokalë, tha zëdhënësi i provincës Attaullah Khogyani për BBC, duke shtuar se 54 veta u plagosën.

Çfarë tha Presidenti Ghani?

Gjatë një fjalimi televiziv, Ghani tha se qeveria ishte gati për "negociata gjithëpërfshirëse" me talebanët.

"Të gjitha çështjet dhe kërkesat që janë paraqitur ne jemi të gatshëm t'i diskutojmë në bisedimet e paqes," tha ai.

"Dita e djeshme, ku forcat qeveritare dhe zyrtarët talibanë u bënë bashkë gjatë Fiter Bajramit që shënoi fundin e muajit të agjerimit të Ramazanit- "dëshmoi se ne të gjithë jemi për paqe", tha Gani.

EMISIONET