Një studim i ri tregon se foshnjat 3 muajshe që ushqehen me gjëra të tjera përvec qumështit të gjirit flenë më mirë se ata që ushqehen vetëm me gji.

Këshilla zyrtare është që ushqyerja me gji të bëhet për gjashtë muajt e parë të jetës.

Ekspertët thonë se gratë ende duhet ta kenë parasysh këtë rekomandim, megjithëse është në shqyrtim.

Një studim i JAMA Pediatrics tregon se ushqimi para se fëmija të bëhet 6 muajsh ka përfitime për nënën dhe foshnjën.

Foshnjat kishin më pak probleme me gjumin dhe nënat raportuan për përmirësimin e cilësisë së jetës.

1.303 raste nga studimi u ndanë në dy grupe. Një grup u ushqye vetëm me gji për gjashtë muaj, ndërsa grupit tjetër iu dhanë ushqime të tjera përveç qumështit të nënës nga mosha tre muajshe.

Prindërit pastaj plotësuan pyetësorët online çdo muaj derisa fëmija i tyre të bëhej 12 muajshe, dhe pastaj çdo 3 muaj derisa ata të bëheshin tre vjeç.

/Ora News.tv/