"Shteti shqiptar fitoi 1-0 ndaj Greqisë", aktori Vasili sqaron deklaratën në emisionin grek

"Shteti shqiptar fitoi 1-0 ndaj Greqisë", aktori Vasili sqaron

Aktori shqiptar Laert Vasili, në një linjë telefonike në një studio televizive greke ka folur për vrasjen e minoritarit Kostandin Kacifas. 

"Në çdo vend tjetër në botë, nëse një qytetar mban një kallashnikov pa arsye, është detyrë e policisë për të penguar atë, për ta arrestuar atë. Është detyrë e policisë të ndalojë këtë veprim. Pse e vranë atë? Unë di që policia i ka bërë thirrje për të dorëzuar. Thirrjes iu përgjigj me armë zjarri", tha aktori Vasili.

I pyetur në lidhje me deklaratat që Vasili bëri në emisionin "360 gradë" se shteti shqiptar fitoi 1-0 ndaj Greqisë, aktori tha:

"Greqia nuk përfaqëson elementet ekstreme nacionaliste që po përpiqen ta destabilizojnë këtë urë miqësie".

Ai shtoi se "elemente destabilizuese po përpiqen që të prishin bashkëjetesën paqësore të dy popujve", shkruajne mediat greke referuar deklaratës së Vasilit dhënë në një lidhje telefonike në një emision.

Vasili vuri në dukje se "populli grek ka pritur 1 milion shqiptarë që u dha atyre një mundësi për të bërë jetën e tyre".


EMISIONET