Shtëpia e Bardhë shqyrton sanksione shtesë ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë shqyrton sanksione shtesë ndaj Rusisë

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë thonë se administrata Trump po shqyrton vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Njoftimi vjen mes kritikave nga demokratët dhe republikanët se Presidenti Trump ende nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë, të miratuara tashmë nga Kongresi.

Por zyrtarët thonë se procesi i sanksioneve lëviz ngadalë për arsye ligjore dhe se administrata nuk mund të reagojë shpejt për shkak të titujve negativë kritikave në media.

Komentet erdhën pas deklaratave të bëra nga drejtori i Shërbimit Kombëtar të Zbulimit, Dan Coats, i cili u tha ligjvënësve javën e kaluar se Rusia ka në plan të ndërhyjë në zgjedhjet e këtij nëntori, pas ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Presidenti ende nuk e ka dënuar plotësisht Moskën për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane./VOA/

EMISIONET