Shtegu i Çezarit, një investim supermodern në fushën e turizmit

Shtegu i Çezarit, një investim supermodern në fushën e

Në ditën Ndërkombetare te Ecjes ne natyre, ministri i Turizmit dhe Mjedisit inauguroi shtegun e Çezarit, qe lidh Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.

Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga Ministri si një investim supermodern i standardeve europiane në Palasë, që bashkon natyrën dhe investimin duke ruajtur një raport të drejtë mes zhvillimit të turizmit, ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrotjur të Llogarasë dhe Gadishullit te Karaburunit.

Klosi: Këtu do të jetë një nga investimet më të mira të gjithë zonës së Mesdheut, përsa i përket hotelit në cilësinë e tij. Por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë dhe markojme në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Çezarit. 

Siç shohim edhe sot, jemi në mes të tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe, ka një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo ky të ishte një vend edhe sot i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën, bukurinë por edhe komoditetin, prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast, të cilën do të doja shumë ta përshëndesja për investimin që po bën për shtegun e Çezarit, është ajo cfarë ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare.

Menaxherja e projektit, Jonida Buda, tha se një nga përgjegjësitë kryesore të Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të zonës me synimin për ta shndërruar nga një destinacion veror, në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

Jonida BudaËshtë shumë e rëndësishme, lidhja e pjesës së detit, pjesës së turizmit detar me pjesën e malit, e cila bëhet e mundur nëpërmjet shtegut të Çesarit, pasi kjo synon rritjen e sezonit dhe të punësimit të zonës. Vetë Green Coast ka marrë statusin e investitorit strategjik, i cili synon rritjen e punësimit në zonë dhe zhvillimin ekonomik, gjë e cila më parë ka qenë e vështirë dhe e gjithë zona ka qenë e pa aksesueshme për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Green Coast, veç mbështetjes për shtegun e Çezarit, ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm edhe për programin “Smile Albania”, një program mjaft i suksesshëm që ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e turizimit shqiptar tek turistët vendas dhe të huaj.  

Përfaqësues të Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin, së bashku me ministrin Klosi, me përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe një grup alpinistësh ngjitën shtegun e Çezarit.

EMISIONET