Shtatë të vdekur nga përplasja e avionit dhe helikopterit në Alpe

Shtatë të vdekur nga përplasja e avionit dhe helikopterit në

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy personave, duke çuar në shtatë numrin e të vdekurve nga përplasja e një avioni dhe helikopteri në Aple.

Dy persona u dërguan në spital pas aksidentit të rëndë ajror në Luginën e Aostave pranë Francës.

Përplasja mendohet se ka ndodhur për shkak se helikopteri është nisur të ngrihej në ajër pa e ditur se avioni po ulej.

Helikopteri po transportonte një guidë apline dhe katër skiatorë gjermanë. Ndërsa avioni turistik francez Jodel kishte tre persona në bord.

Të gjashtë anëarët e bordit në helikopter, së bashku me pilotin italian, Maurizio Scarpelli, humbën jetën. Viktimë mbeti dhe një nga pasagjerët e avionit.

EMISIONET