Shtanget stafi, gruaja paguan makinën e re me 66 qese plot monedha

Stafi i një dyqani për shitjen e makinave mbetën pa fjalë kur një kliente shkoi me 66 qese plot qindarka për të paguar.

Pasi porositi një makinë të tipit Volksëagen Passat për 26 mijë dollarë, ajo u kthye për të paguar. Stafi i habitur u detyrua që të ulet në tokë dhe të numërojë qindarkat me rradhë.

Imazhet janë bërë virale në rrjete sociale. Sipas menaxherit Mr Jiao, 17 punëtorë kaluan tre ditë duke numëruar 66 qeset që kishin rreth 18 mijë dollarë.

Gruaja ka një restorant të vogël dhe i mori monedhat nga klientët e saj, shkruan Cangzhou Daily. Ajo vendosi ti ruante paratë, pasi depozitimi i tyre në bankë do të ishte shumë shqetësues.

Pas mbledhjes së monedhave në shtëpinë e saj për 10 vjet, ajo mblodhi mjaftueshëm për një makinë të re.

Në fund, ajo pagoi 18 mijë dollarë me monedha, ndërsa pjesën tjetër me e-transfer.

EMISIONET