Shqiptarja "thyen" barrierat, merr stemën e FIFA-s

Shqiptarja "thyen" barrierat, merr stemën e FIFA-s

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptarë, Shqipëria do të ketë arbitren e parë femrë me stemën e FIFA-s.

Bëhet fjalë për Emanuela Rusta, e cila ka "thyer" barrierat për të përfaqësuar futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Rusta, arbitre e Kolegjiumit të Elbasanit ia ka dalë mbanë të kalojë testet fizike dhe teorike në seminarin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë.

Në testimet fizike kanë marrë pjesë 38 arbitre femra. Vetëm 4 prej tyre kanë arritur t'i kalojnë ato dhe Emanuela Rusta ka shkëlqyer duke arritur rezultate maksimale. Ditën e sotme, është zhvilluar edhe testimi i Rregullores së Lojës ku Emanuela ka arritur rezultate shumë të mira.

Rezultate të shkëlqyera këto nga Emanuela Rusta që tregojnë edhe njëherë rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar, si edhe zhvillimin e madh që ka pësuar futbolli femrave ku Rusta ka drejtuar ndeshje kampionati dhe kupe.

EMISIONET