Shqiptarja humb jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Itali

Shqiptarja humb jetën tragjikisht në një aksident rrugor në

Një e moshuar shqiptare humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Veneto të Italisë.

Gruaja e identifikuar si Gjyle Mina, 77 vjeçe është përplasur nga një makinë e cila e cila drejtohej nga një 54 vjeçar.

E moshuara humbi jetën në vend. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se gruaja ka përplasur kokën me xhamin e makinës dhe më pas ka rënë në asfalt.

 Një ndër shkaqet e aksidentit mund të ketë qenë dhe ndriçimi i dobët i rrugës.

(Foto:Arkiv) 

EMISIONET