Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar MTV Emma Awards, ku artistët vlerësohen për punën e tyre gjatë gjithë vitit. Dua Lipa, shqiptarja që ka nisur karrierën e saj në Britani dhe ShBA është vlerësuar si artistja e re më e mirë e vitit.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ishte prezantuesja që i befasoi të gjithë kur u shfaq e veshur me robdeshambër dhe rroba banjo të bardha.

Shaën Mendes la pas Taylor Swift dhe Ed Sheeran duke marrë cmimin e artistit më të mirë. Këngëtari kanadez fitoi dhe dy cmime të tjera për këngën më të mirë të vitit dhe për numrin më të madh të fansave në koncertin The SSE Arena.

Ndërkohë Taylor Swift nuk arriti të marrë asnjë cmim dhe pse ishte e nominuar në gjashtë.

Lista e të gjithë fituesve: 

Kënga më e mirë: Shawn Mendes for There's Nothing Holdin' Me Back

Artisti më i mirë: Shawn Mendes

Paraqitja më e mirë: Zayn Malik

Artistja e re më e mirë: Dua Lipa

Artistja më e mirë pop: Camila Cabello

Video më e mirë: Kendrick Lamar

Këngëtari më i mirë i muzikës live: Ed Sheeran

Këngëtari më i mirë i muzikës electronic: David Guetta

Këngëtari më i mirë i muzikës rock: Coldplay

Këngëtari më i mirë i muzikës hip hop: Eminem

Këngëtari më i mirë i muzikës alternative: Thirty Seconds To Mars

Ndjekësit më të mëdhenj në koncert: Shawn Mendes

Këngëtarja më ekspresive: Hailee Steinfeld

Performanca më e mirë në skenë: The Chainsmokers for Live from Isle of MTV Malta 2017


Interpretuesit më të mirë në botë:

Lil' Kleine - The Netherlands

C. Tangana - Spain

Babymetal - Japan

ALMA - Finland

DaVido - Nigeria

Stormzy - UK & Ireland

/oranews.tv/

/Ora News.tv/