Shqiptarja Dua Lipa thyen rekordet botërore me hitin e saj
Tabela zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar ka treguar rritjen e muzikës në internet për videot e transmetuara në YouTube, Apple, Tidal dhe Spotify.
Grafikët përfshijnë shikimet online të videove që nga 6 korriku dhe të dhënat e transmetimit të muzikës, përveç shkarkimeve digjitale dhe shitjeve tradicionale të CD.
Në krye të listës së vitit 2017 qëndron Ed Sheeran, ndërsa më poshtë është renditur edhe kënga “New Rules” e Dua Lipas si më e dëgjuara.
“Sapo mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të dhe ka 60 milion shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, është shprehur ajo.
Kjo është lista e plotë:
1) Ed Sheeran - Shape Of You
2) Lusi Fonsi ft Daddy Yankee - Despacito
3) Clean Bandit - Rockabye
4) Ed Sheeran - Castle On The Hill
5) French Montana ft Sway Lee - Unforgettable
6) DJ Khaled ft Justin Bieber, Quavo & Chance The Rapper - I'm The One
7) Dua Lipa - Neë Rules
8) Jason Derulo ft Nicki Minaj & TY - Swalla
9) Little Mix - Touch
10) Camila Cabello ft Young Thug - Havana