Shqiptari "tradhton" shokët grek për sende antike me vlerë 102 mijë euro

Shqiptari "tradhton" shokët grek për sende antike me

Me nga 9 vite burg janë dënuar dje nga Gjykata e Kallamatës tre anëtarë të një grupi që vidhte sende të çmuara arkeologjike.

Kështu, është dënuar një 47 vjeçar kuzhiner në Rodos, një 59 vjeçar, nga Kallamata dhe një 45 vjeçar nga Shqipëri, hetimet për të cilët nisën në mars të vitit 2014 në Kyparissia.

Secili prej tyre ka të drejtë të apelojë vendimin deri më datë 15 prill, duke lënë një garanci paraprake prej 2 mijë eurosh.

Hetimet

Në fillim të marsit të vitit 2014, pas informacionit se në Kyparissia do të bëhej trafikimi i sendeve antike të gjetura në këtë zonë, filloi ndjekja ndaj 59 vjeçarit.

Atje ata u takuan së pari në një kafene bregdetare të qytetit të Rodosit bashkë me shqiptarë.

Teksa policia i mbikëqyrte, tri ditë më vonë 59 vjeçari ngarkoi në një xhip sendet me vlerë.

Policia e arrestoi atë dhe gjeti se makina i përkiste një gruaje të afërt me shqiptari, ndërsa brenda u gjet një çantë shpine me plot objekte me vlerë.

Disa pjesë të objekteve të lashta u gjetën edhe tek banesa e 59-vjeçarit.

Gjithashtu, në makinë u gjet një faturë hoteli në Kyparissia dhe një tjetër nga hoteli Kalamata në emër të 45-vjeçarit shqiptar.

Jashtë hotelit në Kyparissia, policia arrestoi shqiptari, i cili po ngiste makinën dhe brenda saj u gjet edhe një kartë identiteti e 47 vjeçarit tjetër grek të arrestuar.

Shqiptari më pas ka pohuar se ka gjetur pasurinë historike në Rodos, e cila do të shitej për 50 mijë euro, ndërsa ai për shitjet do të merrte 10%.

Megjithatë, sendet antike të gjetur vlerësohen në shumën e 102,050 eurove.

EMISIONET