Shqiptari në Spanjë u vra për hakmarrje? Bëri burg për një vrasje në 2008

Shqiptari në Spanjë u vra për hakmarrje? Bëri burg për

Kush ishte 43-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Reus të Spanjës. Cilat ishin arsyet e atentatit me armë ndaj tij, ku tre nga plumbat e shkrehur do ti merrnin jetën?

Këto janë dy pyetjet e ngritura nga policia e Spanjës, ndërkohë që hetimet vijonë. Viktima është është identifikuar si shtetasi Fatmir. A, i dënuar me 6 vjet burg si autor i vrasjes se nje bashkombasi shqiptar. Ngjarja ndodhi në një pikë karburanti në Cambrils në fillim të vitit 2008.

Pas tre muaj hetime, Garda Civile e Tarragonas do të arrestonte shqiptarin që i mori jetën të riut 26 vjeçar me 29 shkurt të një dekadë më parë.

Hetimet e para për vrasjen çuan në Reus, ku u gjet automjeti me të cilin u larguan autorët e krimit.

Më pas do të vinte arrestimi i Fatmir A., më 20 maj 2008, si autor i vrasjes. Ai mbante dokumente të rreme bullgare. Një ditë më pas, policia do të arrestonte dhe Ilie S. për fshehje të krimit.

Krimi ndodhi në stacionin e shërbimit "Los Conejos" në Cambrils, ku mes shqiptareve ne dy automjete të veçanta  ka pasur përplasje me armë zjarri.

Përleshja do të përfundonte me vdekjen e 26-vjeçarit, banor i Vila-seca. Ai mori dy plumba, në kokë dhe shpatull. Atij iu gjet në dorë një pistoletë gjysmë automatike.

Autorët e krimit u arratisën me makinën e tyre dhe Guardia Civil e mbylli hetimin me arrestimin e autorit të vrasjes dhe të mbulimit.

Shkak i vrasjes ishte prishja për pazaret e drogës dhe prostitucionit.

Rasti u paraqit në gjyq në vitin 2011. Një marrëveshje ndërmjet mbrojtjes dhe aktakuzës çoi në mbylljen e rastit me një dënim prej gjashtë vitesh burg per Fatmirin për vrasje dhe armembajtje pa leje, por me lehtësimin e vetëmbrojtjes. 

Siç u vërtetua më vonë, ditën e incidentit autori i krimit dhe viktima ishin takuar në afërsi të tregut Bonavista dhe më pas i dyshuari kryesor shkoi me makinë në stacionin e kaburantit në Salou. Atje ai u takua sërish me bashkatdhetarin shqiptar me të cilin ishte përballur.

Pastaj ndërsa ishin secili në makinat e tyre, 26 vjeçari qëllon me armë në drejtim të Fatmirit, por plumbi prek vetëm derën e makinës. Në kundërpërgjigje ky i fundit qëllon dy herë, duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Burgu nuk mbylli hakmarrjen, tre plumba në trup

Fatmiri hyri në burg dhe me sa duket kishte dalë kohët e fundit. Me sa duket, ai jetonte në Reus.

Hakmarrja mendohet se ishte rezultati fatal i vrasjes së 43-vjeçari në lagjen La Pastoreta këtë mëngjes.

Tre të shtëna të sakta në një distancë të afërt i kanë dhënë fund jetës së Fatmirit, ku njërin prej plumbave dyshohet se e ka marrë në kokë.

Të shtënat dhe shpejtësia e çmendur e automjetit alarmuan lagjen, ku disa prej banorëve do të ishin dëshmitarë okularë të krimit.

Pra, një nga hipotezat e  policisë është se vrasësi ishte brenda një makine të zezë, ndoshta një Peugeot.

Fqinjët shpjeguan se dëgjuan disa të shtëna dhe me sa duket tre prej tyre depërtuan në trup.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorit të të shtënave dhe ndoshta një bashkëpunëtori që drejtonte mjetin.

EMISIONET