Shqiptari pranon para gjykatë në Spanjë: Kam drejtuar një rrjet të trafikut të drogës

Shqiptari pranon para gjykatë në Spanjë: Kam drejtuar një

Një shtetas shqiptar i cili banon në Pontevedra të Spanjës ka pranuar përpara gjykatës se ai ka drejtuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat spanjolle raportojnë se shqiptari i identifikuar si Afrim Haxhijahja doli përpara gjykatës bashkë me tre persona të tjerë, duke pranuar se grupi i tij bënte trafikun e drogës nga qyteti Galician, i dedikuar për shitjen e kokainës dhe heroinës në Portugalinë veriore.

Shqiptari ka pranuar se jetonte në Pontevedra dhe se  drogën e merrte në Valencia, ndërsa më pas ajo dërgohej në një banesë në Pontevedra para se të shpërndahej në treg.

Bashkëshortja e njërit prej të pandehurve nuk e ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij rrjeti, ndërsa një tjetër i akuzuar, i cili është përmendur nga shtetasi shqiptar, ka pranuar se ka ndarë banesën me shqiptarin, por ka mohuar se ka qenë pjesë e rrjetit të trafikut.

Prokuroria ka kërkuar 60 vite burg për personat e akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

EMISIONET