Një 30 vjeçar shqiptar ka lënë vajzën e tij 3 vjeçare të mbyllur në makinë për të luajtur në lojërat elektronike.

Shqiptari me profesion kuzhinier, u raportua tek karabinierët për braktisjen e të mitur.

Incidenti ndodhi në orën e pasdites së djeshme në Cagliari.

Burri parkoi Mercedesin e tij dhe doli nga makina, duke mbyllur vajzën trevjeçare brenda. Ai hyri në një bar aty pranë, për të luajtur bixhoz. Burri qëndroi për rreth 40 minuta atje pa u shqetësuar për fëmijën.

Karabinierët e Cagliarit shkuan në vendngjarje dhe morën fëmijën, duke i hequr kujdestarinë.

/Ora News.tv/