Shqiptari i "Audit të Verdhë" del sërish në gjyq për bëmat e tij

Shqiptari i "Audit të Verdhë" del sërish në gjyq

Shqiptari Vasil Rama, 38 vjeçar i njohur ndryshe si shoferi i audit të verdhë, do të dalë sërish në gjyq.

Këtë herë, ai do të gjykohet për një grabitje të ndodhur në Torreglia në provincën e Padovës, si dhe për dy vjedhje të kryera në provincën e Vicenzës.

Vasil Rama është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg në qershor 2017. Shqiptari u arrestua në Greqi në shtator 2016.

Ai u bë i njohur pasi duke drejtuar një Audi të verdhë, shkaktoi panik të gjerë në verilindje të Italisë, pas arratisjes midis turmave me shpejtësi dhe në drejtim të kundërt në autostradë. Ai u arratis pas vjedhjeve të shumta të apartamenteve.

Anëtarët e tjerë të grupit të "Audit të verdhë", janë dënuar me burgim të shkurtuar prej 11 vjetësh.

Vëllezërit Ergis dhe Islam Rama (21 dhe 30 vjeç), janë dënuar përkatësisht me 3 vite e tre muaj burg dhe 4 vite e 7 muaj burg. Gjyqtari gjithashtu shqiptoi 3 vjet e tre muaj burgim për Bledar Balozin, 28 vjeç.

EMISIONET