Shqiptari dhe uzbeku arrestohen për prostitucion në Itali, kapen 16 mijë euro
Një shqiptar 36 vjeç dhe një shtetas nga Uzbekistani, 58 vjeç, u arrestuan nga karabinierët në Montecatini.
Ata akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Karabinierët kanë goditur rrjetin në qendër të qytetit me synim frenimin e fenomenit të prostitucionit.
Janë konstatuar gjithsej 26 shkelje administrative, ndërsa janë kapur edhe 16 mijë euro, para që përdoreshin për të përfshirë sa më shumë femra në aktivitetin e prostituimit.
Dy të arrestuarit janë vënë nën "arrest shtëpiak" deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Ende nuk dihet identitetet e tyre.