Shqiptarët mbeten të fundit të rajon përsa i përket të ardhurave.Të dhënat e raportit të Eurostat tregojnë se edhe pse ekonomia shqiptare ka pësuar rritje kjo nuk është reflektuar në të ardhurat e qytetarëve. Eksperti, Selami Xhepa, shprehet se kjo situatë kërkon reagim të menjëherësh dhe orientim të ekonomisë drejt prodhimit. Në vend të parë për rritjen e të ardhurave në rajon renditet Mali i Zi.

Edhe pse këmi pasur një nivel të lartë të rrijes ekonomike gjatë viteve të fundit, ky faktor nuk është reflektuar në xhepat e familjarëve.

Të dhënat e Eurostat vitet e fundit konfirmojnë se Shqipëria mbetet e fundit në Ballkan përsa i përket rritjes së të ardhurave në 5 vitet e fundit.

Eksperti, Selami Xhepa, shprehet se kjo situatë vjen si pasojë e mungesës së një ekonomie prodhuese.

Xhepa: Fakti që Shqipëria vazhdon të ketë një strukturë ekonomike tradicionale, kryesisht nga bujqësia apo energjia që siç po shokohet kohët e fundit po bëhet një faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit apo në industritë e fasonit etj. Kemi një strukturë ekonomike e cila nuk mund të prodhojë ndoshta një mirëqënie më të lartë për shqiptarët sepse kaq është vlera që ne i shtojmë këtyre.

Xhepa thekson se qeveria duhet të marë masa për të ndryshuar këtë situatë, duke thithur sa më shumë investitorë që të ofrojnë punësim cilësor.

Xhepa: Vinë investitorë që prodhojnë gjëra të vlerës fare të ulët. Në analizë të fundit ata në fakt më shumë shfrytëzojnë pasuritë e natyrës dhe vendit dhe shumë pak prodhojnë për mirëqënien dhe të ardhmen e shoqërisë. E vetmja alternativë mbetet investime të huaja cilësore.

Por duket se edhe kjo zgjidhje është e vështirë në një kohë që investitorët preferojnë më shumë rajonin për shkak të klimës më të mirë për të bërë biznes.

Xhepa: Shqipërisë i kanë munguar këto projekte serioze që para së gjithash lidhen me klimën e investimit në vend, për shkak të mosfunksionimit të gjyqësorit, për shkak të korrupsionit, dobësive të administratës publike, çështjeve të pronësisë.

Mali i Zi rezulton vendi me të ardhurat më të larta për frymë në rajon me rreth 1800 euro në 5 muaj e ndjekur nga Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kosova dhe pastaj Shqipëria.

/Ora News.tv/