Shqiptarët vit pas viti po i kushtojnë dhe më shumë vëmendje kulturës së kujdesit oral.

Dentistja, Ledi Zhilla, thotë se është shtuar shumë më tepër kujdesi për dhëmbët.

Ledi Zhilla: "Nuk janë më në atë nivelin e dikurshëm që shkonin tek dentisti vetëm kur kishin probleme. Janë bërë të kujdesshëm jo vetëm për anën funksionale por dhe estetike".

Festat e fundvitit shoqërohen dhe me një shtim të fluksit të pacientëve nëpër klinika dentare.

Kjo ndodh pasi shumë shqiptarë që jetojnë jashtë kur vijnë në Shqipëri për të kaluar festat shfrytëzojnë ditët dhe për tu kujdesur për gojën.

Ledi Zhilla: "Arsyet janë: E para çmimi dhe besimi. Si dhe shfrytëzojnë kohën e pushimeve".

/Ora News.tv/