Shqiptarët ofrojnë “spektakël” në Itali, përleshen me thika dhe më pas arrestohen

Shqiptarët ofrojnë “spektakël” në Itali,

Një përleshje me thika është regjistruar mbrëmjen e së premtes mes 4 shqiptarëve në parkingun e një supermarketi në zonën pranë Capitinit në Perugia.

Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë larja e hesapeve.

Ngjarja - Dy vëllezër shqiptarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë goditur me shkop bejsbolli makinën e dy personave të tjerë.

Mediat vendase shkruajnë se skena ndodhi para një “Fast Food-i”.

Dy vëllezërit  kanë goditur vazhdimisht makinën me shkopin e bejsbollit, duke i thyer xhamat dhe më pas me forcë kanë nxjerrë dy personat nga makina.

Dy grupet janë përplasur duke lënë njërin prej tyre të plagosur dhe të larë në gjak.

Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilët kanë shtënë në ajër për të ndalur sherrin, ndërsa kanë arrestuar tre persona.  

I plagosuri i cili kishte marrë plagë në krahë dhe kofshë u transportua në spital dhe nga salla e spitalit u shpall i arrestuar.

Masa e sigurisë – Ditën e sotme 4 shqiptarët dolën para Gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Ata përfaqësoheshin nga avokatët Giusy Mazziotta, Stefano Castellani, Donatella Panzarola dhe Massimo Brazzi.

Për të katërt të arrstuarit është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

Foto Ilustruese

EMISIONET