Banorët e zonës së Anës së Malit por edhe më gjerë kanë penguar paraditen e së dielës fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në Kalanë e Shasit,

E gjitha kjo ndodhi pasi mitropoliti i kishës ortodokse serbe me numër të madh ndjekësish të tij, mbi 150 veta, me automjete tentuan të depërtojnë në mes të një gardhi fizik të banorëve.

Në pamundësi te ecjes, automjetet u ndalën dhe për një kohë të gjatë pati diskutime në mes Amfilohijes dhe banorëve.

''Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë. Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë'', kështu iu drejtuan Amfilohijes banorët që kishin bllokuar rrugën.

Pas përplasjes të banorëve, policia lokale zhbllokoi rrugën për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik.

/Ora News.tv/