Shqiptarët masakrojnë me thika dhe shkop bejsbolli dy persona

Shqiptarët masakrojnë me thika dhe shkop bejsbolli dy persona

Katër shqiptarë janë përballur me ligjin në Itali, në zonën e Perugias.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptarët kanë sulmuar me shkop bejsbolli dhe thikë dy persona të tjerë, shtetësia e të cilëve nuk dihet.

Grupi i shqiptarëve kanë goditur me shkopin e bejsbollit makinën ku gjendeshin dy personat, duke i shkaktuar asaj dëme të shumta materiale dhe më pas janë munduar ti nxjerrin ata nën kërcënimin e thikës nga makina.

Pas njoftimit, policia nxitoi për në vendin e ngjarjes, duke gjetur makinën e shkatërruar dhe një person të shtrirë në tokë, i mbuluar në gjak.

Shqiptarët janë marrë në mbrojtje nga avokatët Giusy Mazziotta, Stefano Castellani, Donatella Panzarola dhe Massimo Brazzi,

Tani Gjykata e Shqyrtimit ka revokuar arrestimin shtëpiak dhe ka vendosur masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa shqiptarët nuk mund të largohen nga territori i Perugisë dhe nuk kanë të drejtë të dalin nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit dhe pas orës 20:30.

EMISIONET