Shqiptarët lënë Romën, Parisin, Barcelonën për Tajlandën dhe Balin

Shqiptarët lënë Romën, Parisin, Barcelonën për

Ndryshe nga vitet e tjera ku Italia, Greqia dhe Spanja ishin destinacionet e preferuara të shqiptarëve për pushime, operatorët rustik thonë se kërkesa tani janë për vendet më të lagërta si Tailanda apo dhe në Baku. Ndërsa Shoqata e Turizimit thotë se Shqipëria tashmë ofron turizëm të qëndrushëm, bregdetar, malor dhe kulturor. 

Roma, Parisi, Barcelona, Antalia nuk janë më destinacionet e vetme dhe të preferuara të shqiptarëve. 

Operatorët turistikë dhe Shoqata e Turizmit tregojne se vihet re një trend i ri për vendet e largëta edhe pse janë më të shtrenjta.

Enver Mehmeti: Nuk ka më hartë vetëm Turqie, ka pushues individualë, ka grupe familjare, ka grupe shoqërore të cilët kanë kaluar kufijtë në ishujt me interesantë të botës, tani emrat e Tajlandës, Balit, janë bërë të zakonshme.

Saimir Tresa: Destinacionet e tjera të largëta duke filluar nga oqeani Indian, Karaibet dhe me pjesën tjetër të Mesdheut, ishujt Formedera, Ibiza dhe Palma de Majorka.

Por dhe çmimet e paketave turistike kanë ndryshuar dhe sipas Saimir Tresës, administrator i një agjencie turistike në Tiranë, rritja shkon në  15-20%. 

Saimir Tresa: Ky vit ka pasur një rritje, vazhdon të dominojë Turqia dhe Greqia gjithashtu.

 Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA), Enver Mehmeti, thotë se Shqipëria ofron gjithashtu potenciale të mira turistike, ndërthurur me ato bregdetare, malore dhe kulturore. 

 Enver Mehmeti: Shqipëria po kthehet si një destinacion në rajonin e Mesdheut por puna e bërë nga tur-operatorët shqiptarë, Enti i turizmit ose edhe nga Ministria e Turizmit si dhe mundësitë që ka tregu jonë më në fund kanë gjetur startapin e tyre dhe Shqipëria më në fund ka vërtetuar që mund të presë treg në konsideratë dhe me brend.

 Saimir Tresa: Jemi munduar që të mos lëmë vetëm bregun por të përfshijmë pak gjithë Shqipërinë duke filuar nga veriu dhe deri poshtë në jug, destinacione si Valbona, Thethi, që janë goxha atraktive në këto momente.

Turizimi, një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit, duhet të jetë prioriteti i qeverisë në mbështetje të investitorëve. 

Enver Mehmeti: Po ndodh diçka që shumë pak po e analizojnë, më shumë janë operatorët e huaj që po e zbulojnë dhe po kërkojnë rritje sepse e shohin një potencial shumë të madh, janë investitorët që po bashkangjiten kundrejt këtyre projekteve dhe ajo që na lind si detyrë është të kapemi fort në dy pika. Nëse do përqëndrohesha tek pushuesit e plazhit, sezonaliteti dhe turizmi i qëndrueshëm.

Agroturizimi është një potencial i rëndësishëm turistik.

Enver Mehmeti: Është një iniciativë që nëse trajtohet mirë do të ishte një risi shumë e madhe.

Nga rezervimet e bëra deri më tani, është e vështirë të gjenden vende të lira në shërbimin  hotelerisë deri në tetor, ndërsa opratorët turistik thonë se ndikim të rëndësishëm do të ketë dhe ndërtimi dhe vënia në funksion e aeroportit të Vlorës.  

EMISIONET