Shqiptarët kapen në kufirin zviceran me 2 kg kokainë dhe 10 mijë euro

Shqiptarët kapen në kufirin zviceran me 2 kg kokainë dhe 10

Dy shqiptarë u ndaluan në doganë të martën me mbi 2 kilogram kokainë, teksa po përpiqeshin të futeshin në territorin zviceran.

Të dy burrat ishin ishin duke udhëtuar me një makinë me targa gjermane që hynë në Zvicër dhe u bllokuan nga rojet kufitare në kryqëzimin e autostradës "Chiasso Brogeda".

Gjatë kontrollit ushtruar në automjet u gjetën dhe sekuestruan 10,000 euro, përveç drogës. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë 42-vjeçari dhe 27-vjeçari u arrestuan.

Krimet kundër tyre janë bazuar në një shkelje të rënduar nga Ligji Federal për Drogat Narkotike dhe Pastrimin e Parave. Hetimi koordinohet nga prokurori publik Roberto Ruggeri.

Foto Ilustruese

EMISIONET