Më 15 prill 2019, një nga pasuritë dhe vlerat më të mëdha botërore historike, arkitektonike, një bukuri magjepsëse, një nga simbolet e krishtërimit, aty ku u martua Henri VI, aty ku u bë emperior Bonaparti,  aty ku u inspirua një prej shkrimtarëve më të medhej botëror Viktor Hygo me vepren e tij Katedralja Parisit,  si një nga kryeveprat e letërsise botërore,    Katedralja  Notre Dame që i'u deshën 200 vjet për t'u ndërtuar , u deshën vetëm disa orë për t'u bërë shkrumbë  ky  thesar botëror i pasurisë dhe historisë.

Pa llogaritur vlerat e pikturave, skulpturave, afreskeve që është e pamundur të përsëriten, por edhe po u bënë do jenë si ato fytyrat me silikon, nuk do ti ketë "rrudhat e historisë", parizienve, francezëve, por dhe botës, pasi Katedralen e vizitonin 30 milion njerëz në vit, do ti mungoj një pjese e shpirtit dhe bukurisë dhe  vlerave historike e pazëvëndësueshme.

Kjo eshtë një fatkeqsi e ndodhur. . . pa mëkatarë. . . lot  dhe fytyra me dhimbje deri në asht kur shikonin flakët dhe nuk kishin mundësi të bënin kurgjë. . .

Duke parë këto pamje, solla ndërmend vitin e largët 1967, kur me inisiativën e gjimnazit të Durrësit, ku sekretar rinie ishte shoku Molotov, që sot flet dhe shkruan për vlerat e kishave dhe historinë e tyre,  ishte ky i pari që mori kazmën dhe hurin e zjarrit për shkatërrimin e objekteve të kultit dhe djegjen e tyre dhe rinia Durrësit mbrapa si inisiativë e rinisë

Regjimi komunist pasi  kishin burgosur klerikët e vrarë pjesën më të madhe të tyre në tortura nga më ç'njerzoret,  ndaloi fenë me ligj dhe filluan me kazma,pyka, hushta zjarri djegien e objekteve të kultit. E kjo do të thotë shkatërimin e trashëgimisë historike, kulturore, arkitektonike që kishin shërbyer spiritualisht për besimtarët.

Histeria dhe këngëve me daulle, dajre, gërneta e buri të entuziamit të rinisë shqiptare kur digjnin e shkatërronin objektet e kultit, në 1967,  ishin shkatërrimi pëfundimtar i jetës shpirtërore, besimit, moralit.  Tashmë Partia kishte  arritur  të përfundonte me  sukses e ndërtimin e  monstrës "njeriu i ri" .

I shpëtoi për dy vjet Katedralja e Vaut Dejës, Selia Ipeshkvore ku si pas dëshmisë së Marlin Barletit, aty kishte kurorëzuar martesën Gjergj Kastrioti  me Donika Aranitin më 21 prill të vitit 1451. Në hyrje të saj mbi portën kryesore, ishin skalitur fjalët e para shqip prej 1340, "N'emen t'Atit, birit e shenjtit." Kisha e Vaut Dejës ishte ndërtuar ne vitin 1300 me një arqitekturë gotiko-romake.

Otaman conquer për 500 nuk arriti ta shkatërroj Katedralen e Vaut të Dejës. Atë që nuk e bëri dot Otomanizmi, e bënë komunistët shqiptar në  30 maj 1969. E mbushën  Katedralen e Vaut Dejës me dinamit dhe e hodhën në erë duke e kthyer në një kodër gurësh.

Nën frymëzimin e komunistëve të 1967,  Edi Rama, me bandën e Rilindjes dhe me kriminelët oligarkë të pastrimit të parave po shkatërrojnë trashëgiminë historike dhe kulturore për të ngritur kullat e krimit.

Kështu Rama shkatërroi Stadiumin Kombëtar duke shkatërruar arkitekturën më të bukur të komleksit bulevardit ndërtuar nga Italia! Kështu shkëtërroi bllokun dhe gjithë vilat e bukura dhe rrugët me kalldrëm! Kështu shkatërroi sheshin duke e bërë me barrë!  Kështu së fundi Hotel Vjosën! Kështu shumë shpejt do të shkatërrojë Theatrin!  Kështu shkatërroi dhe po shkatërron Tiranën dhe gjithë Shqipërinë nga trashëgimia historike, kulturore, shtetërore, natyrore!

Përse shqiptarët qajne dhe preken aq shumë për Notre Dam?!!

Shqiptarët më mirë të qajnë dhe të preken për veten e tyre që i vunë dinamit Notre Damit tyre dhe kanë lejuar dhe vazhdojnë të  lejojnë shkatërrimin  jo vetëm trashëgimisë historike-kulturore por dhe natyrën e kanë denatyralizuar.

Nuk ka si të keshë dashuri për Katedralen e Parisit, ku nuk ke dashuri për vlerat e vëndit tënd!

Nuk ka si të ndjesh keqardhje për Katedralen e Parisit kur nuk ndjen dhe reagon për vëndin tënd, O Shqiptar!

Katedralja Parisit është tragjedi aksidentale.

Shkatërrimi i përditshëm i vëndit nga shqiptarët është tragjedi mentale dhe morale.

Boll më shqiptar me lot hipokriti për botën kur nuk doni dhe ruani vendin tuaj.

/Ora News.tv/