Shqiptarët fitojnë 7 herë më pak se në BE, duhen 2 paga minimale për të mbijetuar një familje

Shqiptarët fitojnë 7 herë më pak se në BE, duhen 2 paga

Qytetarët shqiptarë  i kanë të ardhurat 7 herë më të ulta nëse i krahasojmë ato me të ardhurat e një familje në BE. Shqetësimi është ngritur nga përfaqësuesi  ndërkombëtar i Sindikatave. Jaan Wien i ka kërkuar qeverisë që të krijojë politika reale për të rregulluar tregun e punës. Ndërkohë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura deklaroi se vitet e fundit nga vendi janë larguar mbi 500 mijë shqiptarë.

Shqiptarët punojnë vetëm për mbijetesë. Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave ka bërë kritika të forta për qeverinë shqiptare ndërsa ka argumentuar se pagat minimale në vend janë 7 herë më të vogla nëse e krahasojmë me vendet e BE.

Ndër të tjera përfaqësuesi Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave ka kërkuar një ndërhyrje të menjëhershme në tregun e punës në vend.

Jaan Wien: Pagat tuaja minimale që janë më pak se 200 euro në muaj  tregojnë  se një familje e vogël duhet të ketë të paktën dy të tilla për të mbijetuar. Ky nivel tregon se të ardhurat janë 7 herë më të ulta se ajo e 28 vendeve të Bashkimit Europian. Këtu mungojnë politikat e tregut të punës çka ka shkaktuar largim të rinjve. Shqetësues janë edhe aksidentet e shumta të shënuar në punë.

Përfaqësuesi ndërkombëtar i Sindikatave i bëri apel qeverisë shqiptare që të ndryshoj trendin e thithjes së investitorëve që vijnë vetëm prej pagave të ulta..

Jaan Wien: I bëj apel qeverisë të ndryshoj qëndrim dhe të respektoj të drejtat e punonjëve.Të krijojë kushte që investitorët të mos vijnë këtu për paga të ulta në mënyrë që ata të vijnë këtu për të përmirësuar gjendjen ekonomike.

Gëzim Kalaja deklaroi se shqiptarët po largohen ngas vendi  pasi nuk i respektohen të drejtat në punë.

Gëzim Kalaja: 500 mijë familje shqiptare largohen nga Shqiopëria. Vazhdojnë të largohen dita-ditës. Cila është arsyeja? Është e vetëkuptueshme. Mungesa e perspektivës, papunësia, kriza ekonomike.

Konfederata e Sindikatave Ndërkombëtare ka kritikuar qeverinë edhe në lidhje me qëndrimin ndaj Sindikatave për të cilat është  shprehur se nuk ekzistojnë.

 

EMISIONET