"Shqiponjat" krehin rrugët e Tiranës, shikoni operacionin

"Shqiponjat" krehin rrugët e Tiranës, shikoni operacionin

 Një operacion kontrolli është ndërmarrë mbrëmë (20 shtator)  nëpër rrugët e Tiranës.

Policia e Tiranës ka shpërndarë një video ku duket policia ushtron kontrolle nëpër makina. Mësohet se janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë 67 shtetas, me preçedentë penalë të mëparshëm si dhe janë verifikuar dhe kontrolluar 67 mjete.

Ndër të tjera në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të një 30 vjeçari iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri Pistoletë.

"Shtetasi Arsen Caka, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal"

Gjithashtu në bulevardin  “Bajram Curri”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve,  në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”. Shtetasi Gerard Ramaliu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal" informon policia e Tiranës

Kontrollet do vijojnë  në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.


EMISIONET