Simboli i shqiponjës është kthyer në një trend jo vetëm në fushat e futbollit. Këtë herë, risi ka sjellë birra zviceriane "Luzerner Bier" që ditën e sotme ka hedhur në treg një pije mjaft interesante.

Birra e përbërë nga qitro dhe limon, sipas prodhuesve është një pije me gaz dhe mjaft freskuese sikur kombëtarja e Zvicrës në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Por ajo që bëri përshtypje është amballazhimi i kësaj birre, me simbolin e shqiponjës të "pikturuar" nga duart. Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.


/Ora News.tv/