Shqipërisë i ikën njolla e kuqe

Shqipërisë i ikën njolla e kuqe

Shqipëria ikën nga njolla e kuqe e emergjencës natyre. Tashmë  ngjyrat e saj në hartën e Institutit të Gjeoshkencave është jeshile dhe e verdha.

Njollat e kuqe janë zvogëluar vetëm në dy: Fieri dhe Vlora, dy zonat problematike. "Pjesa tjetër është stabilizuar jo normalizuar" raportoi këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi paraditen e sotme në Komitetin e Menaxhimit të Emergjencave.

Ka nisur lëvrimi i ndihmave humanitare.

Jetike ka qenë ndërhyrja në Darzezë mbërmjen e së shtunës, 2 dhjetor, ku gjatë natës u bë e mundur të shmangej përmbytja e hidrovorit.

Ndërsa e kuqja është reduktuar,  në Vlorë e në Fier banorët që u prekën nga përmbytjet po kthehen në banesat dhe tokat e tyre dhe u duhet t'i përveshin mëngët për të pastruar dëmet e shkaktuara  

Bilanci paraprak

598 familje të evakuara

1552 persona janë shpëtuar

4715 banesa e famije të dëmtuara

41 biznese të dëmtuara

10622 ha të përmbytura

5526 ha me prani uji

27 shkolla të mbyllira përkohësisht
65 ura të dëmtuara

EMISIONET