Shqipëria, shteti pa institucione!

Shqipëria, shteti pa institucione!

Shqipëria është ndoshta në situatën më të vështirë në 3 dekada. Pjesa më e madhe e institucioneve është jashtë fuksionit ose nuk përmbushin kuorumin kushtetues.

Kuvendi, nuk përmban numrin kushtetues prej 140 deputetëve, pas dorëzimit të mandateve të opozitës dhe me përfundimin e listave të kandidatëve.

Presidenti Ilir Meta vendosi të zhdekretojë 30 qershorin si datën ne zgjedhjeve, e vetëm 3 ditë përpara të dielës dekretoi 13 tetorin si ditën kur shqiptarët do të zgjidhnin drejtuesit lokalë. Kjo datë u refuzua nga kryeministri Edi Rama, por as nuk u mirëprit nga lideri i opozitës Lulzim Basha. 

Por me 30 qershor qeveria vendosi të shkojë pa opozitën në zgjedhje e sot ka dorë drejtimin e 61 bashkive, ky në më shumë se gjysmën nuk kishte asnjë rival. E tashmë kur numërimi ka përfunduar kandidatët socialist fituan me rreth 95% të votive.

Por nuk mbaron këtu.

“Krizë dhe jashtë funksionit”. 

Kjo është fjalia që i përshtatet më së miri Shqipërisë në këtë moment.

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme u zgjodh në kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Prej dhjetorit të 2017 Arta Marku ushtron detyrën e Prokurores së përkohshme, edhe pse ligji nuk përcakton një të tillë. Marku është në krye të akuzës, e për sa kohë kjo ende nuk dihet.

Kupola e drejtësisë, Gjykata kushtetetuese në strukturën e saj ka 9 antarë. Por sot Kushtetuesja është totalisht jashtë funksionit.

Vettingu po nxjerr jashtë sistemit shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo ka nxjerrë jashtë funksionit Gjykatën e Lartë e po ashtu në vështirësi janë edhe Gjykatat e Apelit në vend.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve me vetëm 5 antarë, që prej dekretit të presidentit ka funksionuar pa votën e kryetarit Klement zguri.


EMISIONET