Shqipëria nuk mund të shtojë kapacitete sa herë aktivizohen valë refugjatësh

Shqipëria nuk mund të shtojë kapacitete sa herë aktivizohen

Shumë vende të rajonit kanë marrë masa në kufi për të ndaluar emigrantët nga Lindja e Mesme të cilët ishin nxitur nga disa  raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Por a ka kapacitet Shqipëria për të përballuar një valë të tillë?

Ministri i Brendshem Sander LLesha u shpreh: "Sigurisht që menaxhimi i flukseve të emigrantëve shqetëson jo vetëm Shqipërinë e rajonin por dhe Europën në tërësi. Është e vështirë për tu kontrolluar qoftë dhe nga një vend i vetëm  apo dhe kontinent i tërë. Viti 2015 ishte sfidë e madhe që tronditi shumëcka në Europë, pikërisht prej refugjatëve. Është e vërtetë që ka qarkulluar një raportim në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative. Ne kemi kapacitetet që kemi, dhe nuk mund të shtojmë kapacitete sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh. Do të marrim masat ashtu sic kemi marrë në të kaluarën për të pasur nën kontroll situatën.   Ne kemi kapacitetet për të bërë pjesën tonë, sigurisht nuk mjafton pjesa jonë. Këtu është një çështje  e madhe që i kalon rajonit, dhe besoj se së bashku me partnerët tanë, dhe Frontex ne do të jemi në gjëndje të mbajmë situatën nën kontroll."   

Deklarata u be ga ministri kur pyet në konferencën për median me homologun e tij te Çekisë, njëkohësisht Zv.kryeministër, z. Jan Hamacek në ambientet e Ministrise se Brendshme.

FROTEX ne kufirin e perbashket 

Ministri u shpreh i bindur se situata do mbahet nen kontroll.  

"Besoj se do të arrijmë ta menaxhojmë këtë situatë, duke pasur parasysh që jemi shumë më të koordinuar me partnerët tanë Europian, FRONTEX i cili është i vendosur në kufirin e përbashkët me Greqinë, Kjo cështje do të mbahet në kontroll të vazhdueshëm." 

 

EMISIONET