Shqipëria në vendin e dytë për numrin e personave të dëbuar nga Italia

Shqipëria në vendin e dytë për numrin e personave të

Shqipëria zë vendin e dytë pas Tunizisë për numrin e lartë të shtetasve të dëbuar nga Italia. Shifrat u bënë publik nga ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini gjatë takimit të Komitetit Parlamentar mbi kontrollin e zbatimit të marrëveshjes së Shengenit.

Sipas autoriteteve, nga 1 qershori deri në 30 nëntor të këtij viti nga Italia janë dëbuar 2777 shtetas të huaj, prej të cilëve 21% nga Shqipëria.

Deri tani negociatat me BE nuk kanë përparuar, pavarësisht nga kërkesat tona për ndryshimin e rregullave, tha Salvini.

Qeveria italiane ka miratuar së fundmi të ashtuquajturin dekreti Salvini që ndalon ndihmë dhe mbrojtje ndaj atyre që u refuzohet statusi i azilit.

Nga ana tjetër priftërinjtë thonë se do të hapin dyert e kishave për çdo emigrant dhe refugjat që nuk pranohet në qendrat e pritjes.

EMISIONET