Një pagë mesatare bruto në Shqipëri gjatë tre mujorit të dytë 2019 është 52645 lekë, duke u rritur me 4.5% krahasuar me të njëjtin tre mujor të një viti të kaluar.

 Të dhënat e Instat tregojnë se profesioni më i paguar vijon të mbetet aktiviteti financiar dhe sigurimet. Ajo që bie në sy është fakti se rritje të ndjeshme të pagave ka pasur në sektorin e hoteleri turizmit me 13.1%, ndërsa ulje ka pësuar sektori i ndërtimit.

Por pavarësisht këtyre statistikave vlerësojnë se niveli i pagave në Shqipëri është më i ulët në rajon.

Adrian Civici: Niveli mesatar i pagës në Shqipëri që luhatet në intervalin 45-50 mijë lekë është ndjeshëm më i ulët se vendet e rajonit. Niveli i pagave që përcaktohet nga produktiviteti i ekonomisë përcakton nga ana e tij edhe nivelin e jetesës dhe mundësinë e konsumit.

Adrian Civici e shpjegon këtë situatë me faktin se ekonomia  shqiptare nuk ka produktivitet.

Adrian Civici: Thelbi i problemit është rritja e produktivitetit të ekonomisë. Ne e kompensojmë pak rritjen e produktivitetit me shtimin e orëve të punës. Ky është paradoksi, që në raport me vendet e rajonit, Shqipëria ka sasinë më të lartë të orëve të punës në vit për punonjës.  

Sipas të dhënave të INSTAT edhe papunësia ka pësuar ulje në 3 mujorin e dytë të këtij viti duke arritur në nivelin e 11.5%.

Sektorët që kanë kontribuar në rritjen e punësimit në vend janë shërbimet me 2.3%, bujqësia me 2.2% dhe sektori i industrisë me 1.5%.

/Ora News.tv/