Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon

Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës mesatare

Shqipëria është vendi me pagën mesatare më të ulët në Evropë dhe në rajon. Të dhënat e Wikipedias të cilat i referohen të dhënave të INSTAT dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nxjerrin në pah se në Shqipëri  paga mesatare mujore kap nivelin e 347 eurove.

 Ndërkohë vendet e rajonit kanë një pagë mesatare më të lartë duke nisur nga Kosova me 405 euro,Mali i Zi me 509 euro dhe Serbia me 407 euro .Nga të dhënat konstatohet se  paga mesatare në Shqipëri  është më e ulëta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. 

Vendi me nivele më ta larta të pagës në Evropë renditet  Zvicra me 4,421 euro në muaj, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia.

Sipas të dhënave  paga në Shqipëri  e llogaritur me shpenzimet e përditshme mbetet sërish më e ulëta në Evropë çka tregon se kosto e jetesës në Shqipëri është mjaft e lartë në krahasim me pagën. 

Qytetarët shqiptarë paguhen pak ndërsa çmimet e produkteve janë të larta duke e vështirësuar jetesën. 

Përsëri Mali i Zi e ka  Më të lartë pagën sipas fuqisë blerëse çka do të thotë qytetarët në këtë vend e kanë më të lehtë të përballojnë blerjet e ditës pasi rroga është e  mjaftueshme për të blerë produkte të ndryshme. Të dhënat e analizuara në Wikipedia i referohen tremujorit të parë të 2017.


EMISIONET