Së shpejti qeveria shqiptare do të hapë ankandin për kërkimin e naftës në det. Ministri Damian Gjiknuri e deklaroi këtë fakt gjatë një aktiviteti për zhvillimit e sektorit detar.Ndër të tjera kreu i infrastrukturës u shpreh se në vëmendje janë edhe zhvillimi i infrastrukturës portuale me PPP duke sjellë në vëmendje projektin për portin e Karpenit

Kompani të ndërkombëtare kanë shprehur interes për kërkimin e naftës në det. Ministri Damian Gjiknuri gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin për zhvillimin e sektorit detar u shpreh se shumë shpejt do të hapet ankandi për këtë proçes, i cili po gjen zhvillim edhe në rajon

Gjiknuri: Shumë shpejt Shqipëria do të hapë dhe ankande për eksplorimin e naftës. Ka interes nga kompani të mëdha ndërkombëtare për eksplorimin në det. 

Gjiknuri deklaroi se qeveria ka në vëmendje edhe zhvillimin e infrastrukturës portuale e cila do të realizohet kryesisht me anë të PPP.

Gjiknuri: Ka interes edhe për ndërtime të porteve private. Qeveria shqiptare i inkurajon ato sepse infrastruktura portuale është e shtrenjtë dhe buxheti i shtetit nuk e përballon dot.

Për të mbështetur zhvillimin e sektorit detar Norvegjia mbështeti Shqipërinë me një fond prej 1.4 mln eurosh fond me të cilin parashikohet hapja e programeve të posaçme studimi për transportin detar në Universitetin e Vlorës dhe Durrësit.

/Ora News.tv/