Kombëtarja e drejtuar nga Christian Panucci, pret në "Elbasan Arena" në orën 20:00 Jordaninë, në një miqësore luksi, që do i vlej teknikut italian për të konsoliduar skuadrën dhe për të marrë sinjale pozitive nga të besuarit e tij në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve përballë Izraelit në transfertë.

Në një lidhje direkte nga Elbasani të gazetarit të "Ora News", Altin Sulçe konfirmoi se Panucci pritet të hedh në fushë një skuadër me tipare sulmuesve, ku një fanellë titullari pritet t'i besohet,  Strakoshës në portë, Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë. Në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohet Mavraj dhe Djimsiti, ndërkohë që mesfusha pritet t'i besohet Bashës, Lilës dhe Memushaj. Në sulm pritet të startojë Grezda dhe Gavazaj në krahë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Bekim Balaj.



/Ora News.tv/