Shqipëria fshin regjistrimet e arratisjes së Nikolla Gruevskit

Shqipëria fshin regjistrimet e arratisjes së Nikolla Gruevskit

Shqipëria nuk i ka dorëzuar Maqedonisë, regjistrimet e kamerave të sigurisë në pikat kufitare lidhur me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski sqaroi se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra.

“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.

Ende nuk ka një reagim nga Tirana zyrtare, megjithëse Ora News pyeti ministrinë e Brendshme, ndërsa mbetet ende e paqartë se cilën rrugë ka shfrytëzuar ish-kryeministri maqedonas për tu larguar nga vendi i tij në 9 nëntor të vitit të kaluar.

EMISIONET